Në ABIESSE, ofrojmë zgjidhje inteligjente të personalizuara për automatizimin e ambienteve rezidenciale, komerciale dhe industriale. Departamenti ynë teknik ka ndërtuar një ekspertizë të thelluar në projektimin dhe integrimin e sistemeve të avancuara elektrike dhe të automatizimit, në bashkëpunim me marka lider si Schneider Electric, Biticino, Eelectron, Vivaldi, Casambi, me protokolle të ndryshme komunikimi si Knx, Zigbee, Dali, etj.
Ne integrojmë zgjidhje të njohura ndërkombëtare si Yokis nga Urmet, MyHome nga BTicino, sisteme sigurie urmet, elkron,etj, duke mundësuar sisteme fleksibël dhe të lehta në përdorim. Të cilat gjithashtu mund të përshtaten plotësisht sipas kërkesave specifke të klientit.
Zgjidhjet tona përfshijnë siguri, kontroll ndriçimi, menaxhim të energjisë, kontroll aksesi, si dhe automatizim të funksioneve të një ndërtese, duke garantuar komoditet, efikasitet dhe teknologji të nivelit të lartë në çdo hapësirë.