Sisteme Alarm Zjarri
Janë të gjithë me mikroprocesor me sinjalizim zonash nga 2 deri 16 zona ose me identifikim sensori pa limit numri për sistemin. Sensoret mund të jenë tymi, temperature, termovelocimetrike, si dhe gazi. Sistemet inteligjente me identifikim sensori mund të monitorohen dhe nga një PC i vendosur pranë ose në rrjet me monitorim në distancë, për objekte me siperfaqe të mëdha nëpërmjet vendosjes së sensorëve në planimetritë e objektit identifikohet sensori që ka dhënë alarmin duke ditur dhe pozicionin e tij në objekt. Sistemi mund të lidhet dhe të komandojë dhe sistemin e fikjes së zjarrit, kur ky i fundit është vendosur.
Sistem Dixhital Sinjalizim Zjarri me Adresim
Seria e centraleve inteligjente me adresim shkon nga 1 deri në 12 unaza. Në çdo unazë mund të lidhen deri 128 pajisje. Memorie deri në 1000 evente. Funksioni Master/Slave për të lidhur në një sistem më shumë se një central. Programimi nëpërmjet tastierës PS2 ose kompjuterit. Lidhje në rrjet LAN nëpërmjet skedës së dedikuar. Portë USB për ngarkimin ose shkarkimin e programimit. Printim në një printer me portë paralele i të gjitha eventeve (nevojitet skeda opsionale). Software për menaxhimin e hartave grafike (opsional).
Sistem Tradicional Sinjalizim Zjarri
Seria e centraleve tradicionale me mikroprocesor të sinjalizimit të zjarrit shkon nga 2 deri në 20 zona. Për çdo zonë mund të lidhen deri në 32 pajisje, deri në një maksimum prej 512 pajisjesh. Çdo zonë mund të programohet në mënyrë të pavarur, që të sinjalizojë vetëm me një sensor në alarm, ose me të paktën dy sensorë në alarm. Centrali ka memorie pë regjistrimin e eventeve. Te gjitha eventet mund të kontrollohen në central ose të printohen në një printer me portë paralele (nevojitet skeda opsionale). Modeli 1043/428 ka ekran me 4×40 karaktere, regjistron deri në 1000 evente dhe mund të lidhet të lidhet me një tastierë PS2 për të lehtësuar programimin.