Siguri e avancuar për çdo ambient
ABIESSE ofron zgjidhje të integruara për sigurinë në banesa, ambiente pune, hapësira publike, banka, industri dhe njësi tregtare. Krahas teknologjive të certifikuara dhe partnerëve europianë, ne ofrojmë asistencë teknike të specializuar dhe shërbim të vazhdueshëm mirëmbajtjeje, për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemeve në çdo moment. Gama e shërbimeve tona përfshin:
- Sisteme kundër zjarrit
Zbulim i hershëm dhe fikje automatike e zjarrit përmes sensorëve të avancuar dhe teknologjive të certifikuara sipas standardeve europiane. - Ndriçim emergjent
(tabela sinjalizuese/orientuese/ndriçim emergjent Pajisje që aktivizohen automatikisht në rast ndërprerjeje energjie, duke ndihmuar në orientimin dhe evakuimin e sigurt. - Sisteme video-monitorimi (CCTV)
Kamera me cilësi të lartë dhe funksionalitet të plotë për monitorim 24/7 dhe akses në distancë në kohë reale. - Sisteme audio për evakuim
Lajmërim zanor gjatë emergjencave, për të ndihmuar evakuimin e menjëhershëm dhe të sigurt. - Kontroll aksesi me pajisje inteligjente
Menaxhim i hyrjeve dhe daljeve përmes kartave, kodeve, aplikacioneve mobile ose njohjes biometrike. - Sisteme kundër vjedhjes
Sensorë dhe alarme për detektimin e ndërhyrjeve të paautorizuara, me reagim të menjëhershëm dhe të automatizuar.
ABIESSE shoqëron klientin në çdo fazë të procesit – nga përgatitja e preventivit, këshillimi në zgjedhjen e produkteve, deri tek instalimi dhe mbështetja pas shitjes.