ABIESSE ofron shërbime të specializuara mirëmbajtjeje për pajisje të furnizimit me energji si gjeneratorët, stabilizatorët dhe sistemet UPS, duke garantuar funksionim të qëndrueshëm dhe ndërprerje minimale në rast emergjencash.
Si qendër e autorizuar shërbimi për Riello në shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut , dhe e certifikuar nga Schneider Electric dhe Legrand, ofrojmë asistencë teknike të plotë, përfshirë:
- Kontroll dhe inspektim periodik
- Diagnozë të avancuar dhe riparime të shpejta
- Testim të baterive dhe simulim ngarkese për UPS
- Menaxhim karburanti dhe testim performance për gjeneratorët
- Përmirësime të sistemit dhe ndërhyrje emergjente
- Shërbime preventive për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjeve
Me një ekip teknik të trajnuar dhe përvojë të gjatë në fushën e energjisë emergjente, ABIESSE siguron që pajisjet tuaja të jenë gjithmonë në gatishmëri dhe të funksionojnë në mënyrë efikase.