Historia jonë
A BI ESSE që nga viti 1995 eshte kompania lider ne furnizimin me shumice dhe pakice te materialit elektrik. Ne gjithe keto vite A BI ESSE ne planet e saj te zhvillimit ka pasur dhe ka ne fokus dy pika te forta:
- Vazhdimisht ne kerkim te produkteve dhe teknologjive te reja per ti ofruar klienteve kualitetin me te mire.
- Zgjerimin e vazhdueshem te rrjeteve te dyqaneve ne menyre qe te permiresoje me tej sherbimin e saj.
Profili i Kompanisë
E themeluar në Tiranë më 1995 A BI ESSE u bë shpejt një nga pikat e referimit në sektorin e shpërndarjes së materialit elektrik. Duke besuar se vetëm më i miri , është mjaftueshëm i mirë, kompania ka nënvizuar rëndësinë e cilësisë së produktit dhe shërbimit, duke u siguruar që klienti të kthehet sërish.
A BI ESSE është një ndërrmarje dinamike në zgjerim të vazhdueshëm dhe sot ka 4 filiale në Tiranë për të mbuluar më së miri territorin dhe kërkesën e tregut. Aktiviteti i shoqerisë ka filluar me shpërndarjen e materialit elektrik për t’u zgjeruar në kohë dhe në sektorë të tjerë si ndriçimi, siguria, domotika, automatika industriale, UPS, gjeneratorë e stabilizatorë.
Gjithcka filloi me sektorin e shperndarjes se materialit elektrik por shume shpejt A BI ESSE u be pike referimi persa i perket kualitetit, konsulences teknike, sherbimit profesional, i ofruar nga nje staf i trainuar per te qene ne sherbim te klientit.
Sektoret e kompanise gjate kohes jane zhvilluar dhe A BI ESSE sot ofron produkte dhe sherbime si: Instalime Civile, Instalime Industriale, Sisteme Menaxhimi per Godina dhe Hotele, Sisteme Automatike per Banesa, Rrjete Kompjuterike, Panele Elektrik etj.
Per sa i perket sigurise ne A BI ESSE do te gjeni Sisteme Alarmi, Automatizime per Dyer, Sisteme Parkimi, Sisteme Sinjalizimi, Sisteme Vezhgimi, Sisteme Alarm Zjarri, Kontroll Aksesi, Kontroll Prezence Personeli etj.
A BI ESSE Studio Ndricimi eshte krijuar per ta vendosur veten si nje nga furnizuesit kryesore te standardeve dhe te ndricimit te specializuara.
Duke punuar me klientet, konsulentet, arkitektet dhe kontraktoret ne nje game te gjere te sektoreve te tregut, A BI ESSE ka nje ekip te specializuar dhe me pervoje te madhe ne sektorin e ndricimit civil per hotele, banesa dhe sektorin industrial per ndricim rrugor, lulishte, sheshe etj.
Te gjitha produktet jane te dizenjuara dhe te prodhuara nga firmat me te njohura Europiane duke i dhene perparesi cilesise, sigurise dhe performances.
Nje tjeter sektor i rendesishem ne A BI ESSE eshte sherbimi i mirembajtjes per Gjeneratore, Transformatore, UPS, Inverter, Stabilizatore etj.
Automatika Industriale lind si nevoje vazhdimisht ne rritje dhe per kete A BI ESSE ofron: Sensore Fotoelektrik, Induktiv, Kapacitiv, Celesa Fundore, Presostate, Sonda, Panele operative dhe Aksesore, Rele, Kontrollore Temperature, Siguria Makinerive, Blloqe Ushqimi, Variatore Shpejtesie per Motore Elektrik etj.
Vite në treg
Njerëzit Tanë
Në A BI ESSE ne mendojmë që njerëzit janë vlera më e madhe dhe më e rëndësishme e suksesit të punës tonë. Në kompaninë tonë suksesin e kemi arritur gjithmonë si një skuadër.
Ne jemi gjithmonë duke kërkuar njerëz që kanë objektiva, që janë ambicioz, që kanë synime të qarta dhe që janë besnikë dhe të ndershem mbi të gjitha.
Gjithashtu ne i kushtojmë një rëndësi po aq të madhe edhe kualifikimeve profesionale dhe akademike duke qënë se A BI ESSE gjithmonë investon për profesionistët pasionantë të cilët punojnë për të rritur veten edhe kompaninë.
Për të arritur qëllimet menaxhimi i kompanise A BI ESSE është ndarë në disa departamente të specializuara:
- Departamenti i Shitjeve
- Departamenti i Marketingut
- Departmaneti i Blerjeve
- Departamenti i Financës
- Departamenti i Burimeve Njerzore
- Departamenti i Projekteve
- Departamenti i Sherbimeve
- Departamenti i Prodhimit