Sistemet e Sigurisë & Emergjencës
Siguria është një nga elementët më kritikë për çdo ndërtesë, qoftë ajo rezidenciale, komerciale apo industriale. Ne ofrojmë zgjidhje të integruara dhe të personalizuara për të garantuar mbrojtje maksimale ndaj hyrjeve të paautorizuara, incidenteve dhe situatave emergjente.
Sistemet e Alarmit
- Zbulim i hershëm dhe sinjalizim i shpejtë për çdo tentativë hyrjeje të paautorizuar.
- Sisteme të avancuara me detektorë të lëvizjes, sensorë dritaresh/derësh, sinjalizues zanor dhe lidhje me aplikacion.
- Mundësi integrimi me sistemet e CCTV dhe kontrollit të aksesit.
Kontrolli i Aksesit
Menaxho kontrollin e hyrjes në ambiente të ndryshme me teknologjitë më moderne:
- Lexues kartele / RFID
- Sisteme me kod PIN ose gjurmë gishti
- Integrim me orar pune dhe sisteme alarmi
- Regjistrim i plotë i hyrje-daljeve
CCTV – Vëzhgimi me Kamera
Monitorim në kohë reale dhe regjistrim i ngjarjeve me cilësi të lartë video.
Ofrim i zgjidhjeve të personalizuara për:
- Kamera të brendshme dhe të jashtme (dhe me infra të kuqe për natën)
- Sisteme IP dhe analog
- Mbikëqyrje nga distanca përmes aplikacioneve mobile ose PC
- Integrim me sistemet e alarmit dhe BMS
Sistemet e Emergjencës
Reagim i menjëhershëm dhe siguri maksimale në raste të rrezikut.
- Ndriçim emergjent – Aktivizohet automatikisht në rast ndërprerjeje të energjisë
- Alarme zjarri dhe detektorë tymi – Zbulim dhe sinjalizim i hershëm për evakuim të sigurt
- Panele sinjalizuese dhe udhëzues për dalje emergjente EXIT.
Të gjitha sistemet mund të integrohen në një platformë të vetme për menaxhim dhe kontroll të centralizuar – duke rritur efikasitetin dhe ulur rrezikun e gabimeve.