Sisteme Elektrike
Ofrimi i zgjidhjeve të integruara dhe të besueshme në fushën e sistemeve elektrike është në qendër të asaj që ne realizojmë. Me fokus në sigurinë, efikasitetin energjetik dhe teknologjinë më të avancuar, ne projektojmë dhe implementojmë sisteme që përmbushin nevojat e çdo mjedisi – nga ambientet rezidenciale deri te ato industriale, hotelier, publike etj.
Sistemet e Shpërndarjes së Fuqisë
Projektim dhe instalim i rrjeteve të shpërndarjes së energjisë elektrike për:
- Objekte rezidenciale
- Hapësira komerciale
- Mjedise industrial
- Hoteleri
- Urbanistike
Zgjidhje të sigurta dhe efikase që garantojnë furnizim me energji dhe funksionalitetin e godinave.
Zgjidhjet e Ndriçimit
Zhvillim i zgjidhjeve moderne ndriçimi që kombinojnë estetikën me funksionalitetin dhe kursimin e energjisë:
- Ndriçim me efikasitet të lartë energjetik
- Sisteme ndriçimi inteligjent (smart lighting) të kontrollueshme në mënyrë automatike ose manual.
- Zgjidhje të personalizuara për ambiente të brendshme dhe të jashtme, që rrisin komoditetin dhe reduktojnë kostot e energjisë.
Rrjetet Data dhe Network
Krijimi i infrastrukturës së besueshme për komunikim të vazhdueshëm:
- Rrjete strukturore për të dhena data dhe voice.
- Sisteme të telekomunikacionit për biznese dhe institucione
- Rrjete të siguruara me teknologji të fundit për performancë maksimale
Krijojmë lidhje që i japin formë të ardhmes dixhitale të nderteses tuaj.