Sistemet e Automatizimit & Smart Building

Ndërtesat e së ardhmes janë inteligjente, të automatizuara dhe të ndërlidhura. Ne ofrojmë zgjidhje të integruara për automatizimin e ambienteve rezidenciale, komerciale dhe industriale – duke rritur komoditetin,kursimin, efikasitetin energjetik dhe sigurinë.

Sistemi i Menaxhimit të Ndërtesave (BMS)

BMS – Building Management System 

Menaxhim i centralizuar i energjisë, ndriçimit, HVAC, sigurisë dhe impianteve të tjera përmes një platforme të vetme inteligjente. Ideale për ndërtesa të mëdha, spitale, qendra tregtare dhe objekte industriale. Mund te themi qe sistemi BMS eshte zemra e cdo impianti madhor , dhe funskionalitetit te ndertesave te kategorive te tilla.

Sistemet KNX

Zgjidhje inteligjente dhe të personalizueshme për kontrollin e:

  • Ndriçimit
  • Sistemeve HVAC (ngrohje, ftohje, ventilim)
  • Sigurisë
  • Impianteve elektrike dhe elektronikë

E gjithë ndërtesa nën kontrollin tuaj, me teknologji të certifikuar ndërkombëtarisht.

Automatizim modern për banesa dhe zyra, me kontroll të lehtë dhe dizajn elegant.
Integrim i ndriçimit, motorëve të perdeve, alarmit, temperaturës dhe shumë funksioneve të tjera në një sistem të vetëm.

Sistemet Wireless / Radio

Zgjidhje fleksibile dhe pa kabllim për automatizim në ambiente ekzistuese ose aty ku instalimi i rrjeteve tradicionale është i vështirë.
Teknologjitë që përdorim:

  • ZigBee
  • Netatmo
  • Yokis
  • Casambi

Instalim i shpejtë dhe kontroll përmes aplikacioneve mobile ose asistentëve dixhitalë.

Automatizim për procese mekanike & elektrike

Zhvillim i sistemeve të specifikie për kontrollin dhe optimizimin e proceseve teknike, si:

  • Linjat e prodhimit
  • Mekanizmat motorikë
  • Pajisjet elektrike të automatizuara
  • 12. Integrim Industrial – PLC, HMI, SCADA

Automatizim industrial i avancuar përmes integrimit të:

  • PLC (Programmable Logic Controllers)
  • HMI (Human Machine Interface)
  • SCADA (Supervisory Control and Data Acquisition)

Krijojmë sisteme të fuqishme dhe të qëndrueshme për monitorim dhe kontroll në kohë reale të proceseve industriale.