Sistemet e Prodhimit të Energjisë & BACK-UP
Ne ofrojmë zgjidhje të plota për prodhimin, menaxhimin dhe rezervimin e energjisë, duke kombinuar teknologjitë e fundit të energjisë së rinovueshme me sistemet më të besueshme të energjisë emergjente. Qëllimi ynë është të sigurojmë vazhdimesi dhe eficiencë, pavarësisht nga kushtet apo ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.
Integrimi i Energjisë së Rinovueshme
Ne projektojmë dhe instalojmë sisteme moderne për prodhimin e energjisë diellore, të përshtatura për nevojat rezidenciale, komerciale dhe industriale:
- Panele fotovoltaike të efikasitetit të lartë
- Invertera inteligjentë për menaxhim të optimizuar të energjisë
- Optimizues për kontroll maksimal të prodhimit në çdo panel
Zgjidhje të personalizuara për prodhim, ruajtje dhe menaxhim të energjisë së gjelbër, duke ulur kostot dhe ndikimin mjedisor.
Sistemet e Energjisë Emergjente
Sigurojme funksionimin e pandërprerë të pajisjeve dhe sistemeve kritike në çdo situatë:
- UPS – Furnizim pa ndërprerje për pajisje elektronike dhe sisteme të ndjeshme
- Gjeneratorë rezervë – për mbulimin e ndërprerjeve të zgjatura të energjisë
- Stabilizatorë tensioni – për mbrojtjen e pajisjeve ndaj luhatjeve të tensionit
Sisteme të integruara që garantojnë siguri, stabilitet dhe besueshmëri maksimale në çdo moment.
Jemi distributor te autorizuar per Servise ne rang rajonal .