Historia Jonë

E themeluar në Tiranë në vitin 1995, ABIESSE u bë shpejt një nga kompanitë lider në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike. Gjatë gjithë këtyre viteve, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë e produkteve dhe shërbimit, duke u bërë një pikë referimi e besueshme në treg.

Në planet e zhvillimit, ABIESSE ka pasur gjithmonë dy pika të forta: kërkimin e vazhdueshëm të produkteve dhe teknologjive të reja për të ofruar cilësinë më të mirë, si dhe zgjerimin e rrjetit të filialeve për të përmirësuar shërbimin ndaj klientëve. Sot, kompania operon me 4 filiale në Tiranë dhe vijon të rritet në sektorë të rinj.

Suksesi Ndër Vite

Profili i Kompanisë

Aktiviteti i ABIESSE filloi me shpërndarjen e materialeve elektrike, por shumë shpejt u zgjerua edhe në fusha të tjera si ndriçimi, siguria, domotika, automatika industriale, UPS, gjeneratorët dhe stabilizatorët.

Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, të cilat përfshijnë instalime civile dhe industriale, sisteme menaxhimi për godina dhe hotele, rrjete kompjuterike si dhe panele elektrike. Shërbimi profesional dhe konsulenca teknike e stafit të specializuar garantojnë zgjidhje të personalizuara për çdo klient.

Një sektor i rëndësishëm është Studio e Ndriçimit, e cila ofron projekte të personalizuara për ndriçim civil, hotelier, rrugor dhe industrial, gjithmonë me produkte nga markat më të njohura evropiane. Po ashtu, kompania ofron shërbime mirëmbajtjeje për gjeneratorë, UPS dhe pajisje të tjera, duke vendosur përparësi cilësinë, sigurinë dhe performancën.

Falë përkushtimit dhe inovacionit të vazhdueshëm, ABIESSE mbetet një ndërmarrje dinamike dhe një partner i besueshëm për tregun shqiptar.

Ekipi Ynë

Në ABIESSE besojmë se njerëzit janë vlera më e madhe dhe çelësi i suksesit tonë, të cilin e arrijmë gjithmonë si skuadër. Kërkojmë individë ambiciozë, me objektiva të qarta, besnikë dhe të ndershëm.

Po aq rëndësi u kushtojmë kualifikimeve profesionale e akademike, duke investuar te profesionistët pasionantë, të cilët rriten njëkohësisht bashkë me kompaninë.