Panele Elektrike
Departamenti i Paneleve Elektrike në Abiesse është i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të avancuara për panelet elektrike, duke u mbështetur në ekspertizë dhe certifikime nga Schneider Electric dhe Legrand. Departamenti ofron një gamë të plotë shërbimesh që përfshijnë:
- Projektim dhe Prodhim të Personalizuar
Panelet konceptohen dhe prodhohen sipas kërkesave të veçanta të klientit, në përputhje me standardet më të larta të industrisë për performancë, siguri dhe besueshmëri. - Cilësi e Certifikuar
Si prodhues të autorizuar për Schneider dhe Legrand, përdoren teknologjitë më të avancuara dhe respektohen standardet e tyre të cilësisë. - Shërbime Profesionale Instalimi
Instalimi menaxhohet në çdo aspekt, me përputhje të plotë me rregulloret e sigurisë dhe sistemet ekzistuese. - Mbështetje Teknike
Sigurohet asistencë e vazhdueshme për funksionim efikas dhe adresim të menjëhershëm të çdo problemi teknik. - Konsulencë Profesionale
Oferohen udhëzime ekspertësh për zgjedhjen dhe dizenjimin e zgjidhjes më të përshtatshme për çdo aplikim specifik. - Integrim me Sistemet e Automatizimit
Panelet mund të përfshijnë module të sistemeve inteligjente sipas projektit të klientit. - Zgjidhje Industriale të Avancuara
Përfshijnë ndërtimin e PLC-ve dhe paketave industriale për kontrollin e proceseve teknologjike, sipas kërkesave të makinerive dhe industrive specifike.