Home Produktet Materiale Elektrike
Llamba PDF Print E-mail

alt

Në filialet tona mund të gjeni të gjitha llojet e llambave për çfarëdolloj ndriçuesi. Llamba inkandescente me portallamba E14 E27 E40 me të gjitha llojet e formave dhe reflektorëve. Llamba halogjene lineare, PAR, spot, halopin të cilat punojnë me tension normal ose të ulët. Llamba fluoreshente lineare, rrethore, kompakte me të gjitha tipet e portallambave e tonaliteteve të ngjyrës së bardhë. Llamba me kursim energjie, si llamba me avuj mërkuri, sodium me presion të lartë, avuj metalik, si dhe modele të ndryshme llambash për aplikime speciale.









 alt alt alt alt alt alt alt alt alt

 
Kabllo PDF Print E-mail

A BI ESSE tregton kabllo fuqie e kontrolli disponibël n sasira tkonsiderueshme. Me një sistem bashkëkohor nga më modernet në Shqipëri, ku kablli manaxhohet me makineri të posaçme për matjen, bobinimin e prerjen e tij, dallohet për një gamë të gjërë prodhimesh me kualitet të lartë që rrespektojnë të gjitha normativat Europiane në fuqi. Mund të gjeni gjithashtu duke filluar nga telat e thjeshtë e kabllot e vegjël e deri tek kabllot e fuqisë nga një polar, dy, tre, katër e pesë polar, duke vazhduar me kabllot e kontrollit deri me 24 fije të seksioneve të ndryshme..Kabllo për sisteme speciale vezhgimi, alarmi, alarm zjarri GR2 GR3 GR4, fonie, telefonie për instalim të brendshëm dhe të jashtëm, transmetim të dhënash. Kabllo silikoni që durojnë temperaturat e larta, kabllo gome për vënde me lageshtirë të lartë ose nënujë, kabllo ultrafleksibel që janë në lëvizje të vazhdueshme, kabllo për ambiente
korrozive etj.

 
Rrjete Kompjuterik PDF Print E-mail

A BI ESSE ofron të gjithë gamën e materialeve dhe pajisjeve pasive për rrjetet kompjuterike data. Materialet që mund të gjeni, si rack-e me të gjitha pajisjet pasive të kompozimit të tyre, kanalina plastike të të gjitha dimensioneve të kompletuara me aksesorët e nevojshëm, kabllo e priza për rrjetet kompjuterike të kategorisë 5E, 6 e 7 të skermuar ose jo, si dhe të gjitha llojet e prizave dhe konektorëve për fibër optike. Rack-et që mund të gjeni shkojnë nga 9 Unit lartësi deri në 47 Unit me dimensione deri 800x1000. Sipas kërkesës mund të bëhen edhe porosi me dimensione jo standarde. Në gamën e aksesorëve mund të dallohen edhe monitori TFT me tastierë dhe mouse 1 Unit me switch për disa servera, si dhe sistemi i sigurisë me bravë të koduar për rack-et e me telekamera për kontroll në distancë. Larmia e aksesoreve e bën A BI ESSE-n një pikë referimi në këtë fushë.